Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry është shfaqur si një zëvendësues i mundshëm i Steve Bruces te skuadra e Aston Villas në Championship.
Henry së fundmi është larguar nga pozita e tij si analist në ‘Sky Sports’ në mënyrë që të ketë më shumë kohë për tu fokusuar në karrierën e tij si trajner, transmeton portali arbresh.info.
Multimilioneri egjiptian Nassef Sawiris ka blerë aksione në klub dhe tani mund të marrë vendime kryesore për klubin e tij.
Ai raportohet tani se është duke kërkuar një zëvendësues të Steve Bruces që thuajse i dërgoi ata sërish në Premierë Ligë sezonin e kaluar.
Si lojtar, Henry ka punuar nën udhëheqjen e disa nga trajnerëve më të mirë. Ai ka punuar nën udhëheqjen e francezit Arsene Wenger te Arsenali dhe Pep Guardiolas në Barcelonë
Ai ishte gjithashtu njëri nga asistentët e Roberto Martinezit në Kampionatin Botëror 2018./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...