Borussia Dortmundi ka intensifikuar planet këtë javë për të rinënshkruar me mesfushorin Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United.
Mkhitaryan është në dispozicion për transferim larg nga Manchester United këtë muaj pas dështimit për bindur trajnerin Jose Mourinho me performancat e tij, transmeton portali arbresh.info. ‘Ruhr Nachrichten’ raporton që menaxhmenti i Bayern Munichut është serioz për transferimin e reprezentuesit armen në Bundesliga dhe prandaj ka përshpejtuar bisedimet.

Mkhitaryanit i është bërë e qartë që ai do të jetë i lumtur për rikthim te klubi i tij i vjetër.
Megjithatë, këtu janë dy pengesa të mëdha për Borussia Dortmundit – çmimi i kërkuar nga Manchester United dhe kërkesat personale të lojtarit.
BVB e shiti ish “Lojtarin e Vitit” në Bundesliga te Manchester United në vitin 2016 për 42 milionë euro./arbresh.info/
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...