Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, është shpërblyer me çmimin Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit (FËA) për paraqitjet e tij në fushën e lojës dhe veprat e tij jashtë saj gjatë sezonit 2019/20 .
Mesfushori anglez luajti rol të rëndësishëm në skuadrën e Liverpoolit që e fitoi këtë sezon titullin e Premierligës, për herë të parë në 30 vjet.
Për ta fituar çmimin e Futbollistit të Vitit, Henderson i mposhti rivalët si mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruynen, dhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashfordin, si dhe disa bashkëlojtarë të tij në Liverpool.
Ky çmim, që është çmimi më i vjetër individual në futbollin anglez, i jepet një lojtari që ka pasur ndikim të madh në paraqitjet e klubit gjatë atij sezoni, si dhe ka performuar individualisht mirë gjatë sezonit.
Hendersoni mori vota edhe shkaku i punës së tij bamirëse. Ai e nisi fushatën #lojtarëtsëbashku në kulmin e krizës së koronavirusit, për t’i shpërndarë paratë aty ku ka më së shumti nevojë.
Henderson ishte njëri ndër pesë lojtarët e Liverpoolit që u votuan, ndërsa edhe Alisson, Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Sadio Mane u votuan nga disa gazetarë.
De Bruyne ishte futbollisti i dytë më i votuar, ndërsa Rashfordi i Manchester Unitedit ishte i treti. Top pesëshen e kompletuan Alisson dhe Van Dijk.
Nga një votë e morën edhe Raheem Sterling, Aaron Wan-Bissaka, Sergio Aguero, Adama Traore, Danny Ings, Jack Grealish, James Maddison dhe Jonny Evans. /Gazeta Express/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...