Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Liverpoolit, Henderson, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte natën më të mirë, por është krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët.
“Ne nuk jemi mjaftueshëm të kënaqur gjatë kësaj nate, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët që erdhën për ne”, ka thënë fillimisht Henderson.
“Shpresoj që të vazhdojmë dhe të futemi në finale dhe ta përdorim këtë humbje për shkuar përpara”.
“Futbolli ecën përpara, ne kemi një Kupë Botërore që po afrohet kështu që ju duhet të lëvizni dhe sezoni fillon me shpejtësi të madhe”.
“Kur Mo Salah u lëndua ata filluan të dominojnë me topin. Ata shënuan një gol që ishte në pozitë jashtë loje në pjesën e parë, por ne qëndruam në lojë”.
“Ne ende besonim se mund të vazhdonim, por kishte edhe disa gola në një tjetër natë që nuk eci mirë për ne”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /albeu.com/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...