Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson beson se skuadra e tij është e gatshme të fitojë tituj.
Aktualisht, “The Reds” kanë mundësinë që të mbajnë kreun e tabelës në Premierligë në rast se shënojnë fitore kundër Manchester United.
Ata ishin afër titullit edhe në vitin 2014 mirëpo lëshuan gjithçka nga dora në fund të sezonit.
Henderson është në dijeni për këtë mirëpo mendon se tashmë skuadra ka fytyrë tjetër.
“Kapitullimi i 2014-ës është diçka që do të jetojë gjithmonë me të, por tashmë jemi vite tutje dhe kemi një skuadër komplet tjetër” ka thënë Henderson për “The Telegraph”, transmeton lajmi.net.
“Nuk më pëlqen të shikoj shumë në të kaluarën. Jam i fokusuar vetëm të fitojmë ndeshje për këtë skuadër, aq sa mundemi, që të jemi të gatshëm të fitojmë tituj” ka thënë tutje reprezentuesi anglez.
“Ndihem se jemi të gatshëm. Definitivisht kemi potencialin të fitojmë tituj” ka thënë kapiteni.
Liverpool do ta ketë një test mjaft të vështirë sot kundër rivalëve të Manchester United.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...