Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, i ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij është favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, duke thënë se është shumë herët për të thënë diçka të tillë.
“The Reds” do ta nisin rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit evropian të martën, kur do të përballen me Napolin në ndeshjet hapëse të Grupit E në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Por, mes fjalëve se skuadra e Jurgen Kloppit është favorite edhe këtë sezon, pasi sezonin e kaluar e mposhti Tottenhamin në finale, Hendersoni thotë se Liverpooli është vetëm duke u përqendruar te ndeshja e radhës.
“Mendoj se është shumë herët për të thënë gjëra të tilla”, tha Henderson në një konferencë për shtyp.
“Për ne, e kemi nisur sezonin e ri me të vërtetë shumë mirë dhe ne vetëm dëshirojmë që ta vazhdojmë kështu. Ne ende besojmë se mund të përmirësohemi dhe të bëhemi edhe më të mirë”.
“Këtë gjë do të tentojmë ta bëjmë edhe në ndeshjen kundër Napolit. Ne do të tentojmë ta japim maksimumin nga vetja dhe ta nisim edicionin e ri me të vërtetë mirë”.
Liverpooli e ka nisur sezonin e ri të Premierligës me rekord të përsosur, duke i fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke e lënë kështu prapa vetes Manchester Cityn për pesë pikë.
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...