Jordan Henderson e ka pranuar se Anglia bëri disa gabime nga të cilat pranoi gola në fitoren 5:3 kundër Kosovës, për të cilën thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij ishin të vetëdijshëm se ishte e rrezikshme.
Mesfushori i Liverpoolit thotë se ndihet i zhgënjyer me lojën në mbrojtje dhe me tri golat e pranuara, raporton Gazeta Express.
Anglia e mundi Kosovën 5:3 në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje.
Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve apo 15 ndeshjeve. Ndërkohë, Anglia e Southgate e realizoi fitoren e katërt në po kaq ndeshje në Grupin A deri tani, të cilit i prin si lidere e padiskutueshme.
Duke folur pas ndeshjes, Henderson tha: “Kemi qenë shumë të mirë me topin dhe kemi krijuar shumë dhe kemi shënuar. Por në mbrojtje kemi humbur topa duke pësuar gola naivë që është zhgënjyese. Ne e dinim që Kosova ishte e rrezikshme. E dinim që ata mund të shënonin gola.”
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...