Kampioni italian, Juventusi ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerinit, për shkak të çmimit të tij prej 40 milionë funta.
Reprezentuesi spanjoll, i cili ka kontratë te “Topçinjtë” deri në vitin 2022, është përfolur rreth një largimi befasues nga Emirates në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info.
Bellerin ka pasur të sigurt pozitën e tij te klubi londinez qysh pas arritjes në vitin 2011 dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjate të trajnerit Arsene Wenger, por është thënë që Juventusi është i përgatitur për të testuar vendosmërinë e trajnerit francez.
Një ofertë nuk pritet të shtrohet në fillim të vitit të ardhshëm, megjithatë, mediat italiane pretendojnë që Arsenali nuk do të lejojë atë të largohet të paktën pa siguruar 40 milionë funta.
Raportet sugjerojnë gjithashtu që Juventusi do të vazhdoj të monitoroj situatën e tij para verës së ardhshme, megjithëse mund të detyrohen të kthejnë vëmendjen diku tjetër./arbresh.info/
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje