Eden Hazard është një nga katër lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin, Cristiano Ronaldo dhe Neymar”, sipas spanjollit të Chelsea, Pedro.
Kapiteni i Belgjikës ka gëzuar një fillim të jashtëzakonshëm sezoni, edhe një herë, me blutë e Londrës që iu bashkuan Liverpool në krye të Premier League, pas pesë javëve kampionat.
Pedro, i cili mbërriti në “Stamford Bridge” në vitin 2015, ka luajtur me Messin për tetë vite te Barcelona, pasi ka ardhur nga akademia e “La Masia”. Ai beson fuqishëm se Hazard duhet të llogaritet në të njëjtin nivel me ndërkombëtarin argjentinas, së bashku me portugezin e Juventusit dhe brazilianin e PSG-së:
“Hazard është një nga katër lojtarët më të mirët në botë. Kjo është mëse e qartë, – tha 31-vjeçari për “Mirror”. – Kjo katërshe përbëhet nga Leo, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Eden. Çdo vit, ju shikoni numrat e tyre, golat, asistet, minutat e lojës dhe mund të kuptoni se sa mirë luajnë. Ndoshta në pak vite, Eden mund të fitojë “Topin e Artë”, sepse ai është një lojtar shumë i mirë.
Ai është një yll i madh. Na ndihmon shumë neve, që është në formë të mirë dhe me besim optimal. Ai nuk e humb topin, por driblon shumë mirë, shënon edhe gola. Është shumë frymëzues për ekipin. Kur luan kështu, Eden është shumë i vështirë për t’u ndalur. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsea”.
Hazard iu bashkua Chelsea nga Lille e Ligue 1 në vitin 2012 dhe fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit në klub në tri raste të veçanta. Me “Blues”, belgu ka fituar të tre trofetë kryesorë në Angli: Premier League, “FA Cup” dhe “EFL Cup”, si dhe “Europa League”. Në skenën ndërkombëtare, ai e udhëhoqi vendin e tij në suksesin më të mirë, në Botërorin 2018 të Rusisë, duke i prirë Belgjikës deri në gjysmëfinale dhe siguruar vendin e tretë.
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...