Para disa javësh, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi konfirmoi se do të kthehej në ring, mirëpo fillimisht nuk u bë i ditur emri i kundërshtarit.
Boksieri, i cili i ka synuar majat e kategorisë së mesme të boksit botëror, do ta zhvillojë meçin e tij me datën 3 shkurt.
Ditë më par u bë i ditur emri i kundërshtarit të 30-vjeçarit, ndërsa ai është polaku Bartlomiej Grafka.
Dhe tash kur kanë mbetur vetëm disa ditë para duelit, Krasniqi e ka publikuar një fotografi duke treguar muskujt e tij.
“Vetëm edhe pesë ditë”, ka shkruar Krasniqi në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Boksieri shqiptar duket në formë mjaft të mirë para duelit kundër Grafkas.
Meçi ndërmjet boksierit nga Juniku dhe rivalit të tij polak do të zhvillohet më 3 shkurt në Erdgas Arena të qytetit gjerman Halle an der Saale. /Telegrafi/
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...
Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve: Do të ndalojmë ...