Hansi Flicku do të ngarkohet me një detyrë të madhe kur ai zyrtarisht të marrë drejtimin e Barcelonës si trajner.
Një ndër fushat ku ai duhet të jetë i kujdesshëm është ajo e afatit kalimtar, ku së bashku me drejtorin sportiv Deco, do të kenë fjalën kryesore për vajtje-ardhjet.
Nëse marrim parasysh situatën e rënduar financiare të blaugranasve, është më se e nevojshme që lëvizjet e duhura të bëhen, dhe lidhur me situatën e disa lojtarëve në ekip janë ngritur dyshime.
Barcelona do të detyrohet që të adresojë situatën e Joao Felix dhe Joao Cancelos gjatë javëve në vazhdim.
Që të dy lojtarët do të rikthehen tek klubet e tyre, Atletico Madrid dhe Manchester City respektivisht, pas përfundimit të Euro 2024, dhe nuk është fare e sigurt nëse e ardhmja e tyre do të vazhdojë tek Barcelona.
Felix nuk pritet që të qëndrojë, por çështja e Cancelos është 50/50. Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona pritet që të diskutojë kushtet me Cityn për ta zgjatur marrëveshjen e huazimit të portugezit, por Flick nuk është i bindur nga ideja që të blihet përfundimisht Cancelo, pasi nuk e bindin aftësitë e tij defanzive.
Në rast se Xavi do të qëndronte tek Barcelona, sigurisht që drejtuesit e klubit do të bënin të pamundurën për të blerë përfundimisht kartonin e portugezit, por tani me Flick në krye, situata mbetet krejtësisht e paqartë./Telegrafi/
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...