Achraf Hakimit, është njëri prej futbollistëve më të paguar në Ligue 1, mbrojtësi i djathtë i merr më shumë se 1 milion euro në muaj, ndërsa 80% e këtyre parave i shkojnë nënës së tij, Fatima.
Ish-gruaja e Hakimit, Hiba Abouk e kërkoi divorcin dhe e donte më shumë se gjysmën e pasurisë dhe të pronave të futbollistit marokenshkruan “GE”, raporton Arbresh.info.
Tashmë ish-gruaja e tij, aktorja e famshme spanjolle mendonte se do t’i binte jackpoti pas ndarjes me futbollistin, i cili akuzohej për sulm seksual ndaj një femre dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes më pas me ish-bashkëshorten.
Por, kur arritën në gjykatë, ata e kuptuan se Hakimi nuk kishte prona dhe as para në bankë në emër të tij.
Ai në realitet e kishte vendosur krejt pasurinë në emrin e nënës së tij qe një kohë të gjatë.
Futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk ka në emër të tij as prona, as stoli e as vetura.
Çka do që dëshiron të blejë, fillimisht e pyet nënën e tij. Askush nuk e kishte menduar këtë taktikë.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...