Sipas “L’Equipe” dhe “Diario AS”, edhe pse Paris Saint-Germain kaloi në raundin e 16-të të Champions League dhe është në krye të Ligue 1, ka ende zhurmë pakënaqësie në “Parc des Princes”.
Skuadra e Mauricio Pochettino ka dështuar të luajë futbollin që pritet prej tyre, pavarësisht se kanë skuadrën më të mirë në historinë e tyre.
Rekordi i mbojtjes së PSG-së, është i dyshimtë, duke bërë që shumë lojtarë si Achraf Hakimi të ankohen privatisht për mungesën e strukturës mbrojtëse të ekipt.
Hakimi, dikur lojtar i Real Madrid, shëlqeu si te Borussia Dortmund ashtu edhe te Interi, duke luajtur si mbrojtës krahu në një sistem tre-mbrapa.
Pasi e filloi mirë karrrierën e tij në PSG – ai u bashkua nga Interi në verë – gjërat duket se kanë rënë javët e fundit.
Një nga zgjidhjet e vendosura për Pochettinon ka qenë ndryshimi i sistemit të PSG-së në një 3-5-2 që do të nxirrtë më të mirën si nga Hakimi ashtu edhe nga Nuno Mendes./Arbresh.info
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...