Vladimir Petkovic është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës pasi arriti sukses historik, duke i dërguar ata në çerekfinale të evropianit.
Federata e Futbollit të Zvicrës nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Ish-mbrojtësi legjendar i Zvicrës, Murat Yakin ka marrë drejtimin e helvetikëve.
Yakin ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
46-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin përfaqësues të Zvicrës, transmeton EO.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres të ju shoh”, tha Yakin në një video të shkurtër menjëherë pas zyrtarizimit.
Yakin njihet ndryshe si një trajner i afërt tej mase me futbollistët shqiptarë ku ka punuar si në Grasshoppers apo Schaffhausen.
E tek Përfaqësuesja e Zvicrës, Yakin do të ketë futbollistët shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...