Rreth zgjedhjeve të përfunduara në Federatën e Futbollit të Kosovës, ka folur edhe Hajrullah Çeku, ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
I pari i MKRS-së ka thënë se kanë pasur komunikim zyrtar me FFK-në dhe i kanë njoftuar ata për mendimet e tyre ligjore.
Çeku ka thënë në Kanal 10 se janë duke përgatitur pozicionin përfundimtar i cili mund të përfundojë edhe në instancat gjyqësore.
“Ne kemi pasur një komunikim zyrtar me FFK-në. I kemi njoftuar ata për mendimet tona ligjore rreth rregullsisë, ligjshmërisê së shpalljes së zgjedhjeve të brendshme. Kemi kërkuar sqarime nga FFK për dyshimet që i kemi ngritur”.
“Ne i kemi pranuar përgjigjet e FFK-së dhe jemi duke u përgatitur për pozicionin përfundimtar i cili mbase mund të përfundojë edhe në instancat gjyqësore” – Hajrullah Çeku në PrimeTime.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic