Erling Haaland është zgjedhur futbollisti më i mirë në Premierligë për sezonin 2022/23 nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit.
Sulmuesi i Manchester Cityt i mori 82 për qind të votave, duke i lënë prapa dyshen e Arsenalit, Bukayo Saka e Martin Odegaard.
Haaland kontribuoi me 51 gola në të gjitha garat deri tash këtë edicion ndërsa Man City po mundohet t’i fitojë tre trofe.
22 vjeçari i arriti këta gola për vetëm 47 ndeshje, që i bie se ka më shumë gola se ndeshje.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit i ka shënuar 35 gola në Premierligë, duke e thyer rekordin absolut.
Haaland ndërkohë do të mundohet të thyejë rekorde të reja në vazhdim të kampionatit.
Në konkurrencën e femrave, sulmuesja e Chelseat, Sam Kerr u zgjodh futbollistja më e mirë e vitit. /GE/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...