Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka treguar se si ka pasur provë të skuadra e Copenhagen, mirëpo nuk arriti të kaloj me sukses.
“Kam pasur një periudhë prove te Copenhagen në 2016. Mendoj se më kanë kërkuar disa njerëz, por jo të gjithë. Prandaj nuk më kanë marrë. Sa keq për ta, por ndoshta mirë për mua që shkova në Molde dhe ishte një zgjedhje e mirë”., tha ai.
Tutje ai tha se ka edhe fanellën në shtëpi me numrin nëntë të skuadrës daneze.
“Po, isha i interesuar të luaja për Kopenhagen, do të isha përfshirë në pa dyshim te skuadra U-19, kjo është arsyeja pse shkova atje. Kam edhe fanellën me numër nëntë me Haaland të shkruar në të. Mendoj se e kam ende në shtëpi, por fati im shkoi ndryshe”, shtoi tutje Haaland.
Ndërsa në fund foli edhe për kohën që po kalon tek City ku tha se është i lumtur mirëpo nuk e di se çfarë e pret e ardhmja.
“Jam shumë i lumtur, veçanërisht me njerëzit rreth meje. Trajneri, drejtorët, bordi, të gjithë përfaqësojnë këtë grup njerëzish. Jam i lumtur dhe nëse e them tani, ndoshta e kam një ide të përafërt, por nuk mund ta di se çfarë më pret e ardhmja, por unë jam i lumtur”, përfundoi bomberi norvegjez.
Haaland ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2027./Arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit