Erling Haaland thuhet se ka nënshkruar kontratë nëntë vjeçare e gjysmë me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2034.
Sipas mediumit The Athletic, City ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin 24-vjeçar duke nënshkruar kushte të reja në kontratë.
Zgjatja thuhet se erdhi pasi klubi nga Etihad i ka ofruar një nga kontratat ma fitimprurëse në histori të sportit.
Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2022 dhe nën urdhrat e Pep Guardiolas u bë njëri nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë.
Norvegjezi ka shënuar 111 gola në 126 ndeshje me Cityn, teksa ka fituar dy Liga Premier, një Ligë të Kampionëve, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...