Lojtari i Bayern Munich është emri më i përfolur ditëve të fundit, ndërsa pritet të transferohet drejt Barcelonës.
Polaku ka treguar se më nuk ndihet i kënaqur me qëndrimin e tij tek skuadra e Bayernit, andaj ka kërkuar një largim të mundshëm.
Ndërsa presidenti i skuadrës gjermane, ka reaguar duke thënë se ai ka kontratë me Bayern Munich edhe një vit tjetër, ndërsa skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për kartonin e polakut.
Lexo edhe:
Lewandowski i habit të gjithë: Në Barcelonë? Jo, ja ku do shkoj
Skuadra spanjolle, Barcelona, është skuadra e cila është duke u llogaritur më e favorshme për të transferuar 33-vjeçarin, përcjell arbresh.info.
Ish trajneri katalunas, Pep Guardiola, i cili aktualisht është trajner i Manchester City, ka folur për radion spanjolle,”Què T’hi Jugues”, ku ka thënë se Lewandowski është lojtar i cili përshtatet me çdo skuadër por se nuk është i bindur se a do të mund Barcelona ta sigurojë transferimin e tij.
“Lewandowski përshtatet me çdo skuadër, por nuk e di nëse do të ndodhë. Nuk e di nëse gjendja financiare e klubit do ta lejojë atë, nëse Bayern do ta lërë atë…” – ka thënë Guardiola.
Kujtojmë që Guardiola më herët ka qenë trajner i polakut te skuadra e Bayern Muncih. /arbresh.info/
Lladrovci: Partitë me taban atdhetar i vërejnë dredhitë poli...
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00
Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni...
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...