Guild Eagles ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-1 me mapa ndaj skuadrës Nexus, në kuadër të kualifikimeve për Major në lojën CS2.
Shqiponjat fillimisht fituan në mapin Mirage me rezultat 13-10, teksa Nexus barazoi pas fitores në Vertigo me rezultat 13-8.
Ndërsa në mapin që përcaktonte se cila skuadër do të vazhdoj garën, Guild Eagles triumfoi 13-8 në Ancient.
Pas kësaj fitore ish-BNE, ka një fitore dhe dy humbje, kurse Nexus eliminohet nga RMR.
Skuadra e Guild Eagles nesër do të luaj lojën e radhës, ku me një fitore do të mbante gjallë shpresat për Major.
Kundërshtari për ditën e nesërme do të mësohet pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura, në grup./Arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...