Guild Eagles është mposhtur nga Mouz Esports 16-14 pas vazhdimeve, në ndeshjen e parë gjatë ditës së sotme në kuadër të grupit B të RMR kualifikimeve për në Majorin e parë në CS2.
Teksa pas përfundimit të gjitha ndeshjeve tjera, gjatë ditës sotme do të luajnë edhe një ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Kundërshtari i radhës i shqiponjave është ENCE.
Një kundërshtar mjaft i papërshtatshëm për Guild Eagles, mirëpo në ndeshjen e parë të këtyre kualifikimeve kanë treguar lojë të dobët duke u mposhtur 13-0 nga Team Spirit.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:20.
Kujtojmë se për të u kualifikuar në Major, duhen tre fitore nga ky grup.
Teksa Guild kanë një humbje do të kërkojnë rikthimin nga kjo ndeshje.
Kujtojmë se pesë djemtë kosovar, janë kualifikuar në tre majora radhazi atë në Antwerp, Rio dhe Paris së fundmi, me skuadrën e Bad News Eagles, mirëpo pasi tani janë nën drejtimin e organizatës Guild, ata kanë ndërruar emrin./Arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...