Guardiola tashmë ia ka hapur derën tre lojtarëve

13:08 | 1 Gusht 2017

Manchester City përgatit të tjera largime gjatë këtij tregu të transferimeve.

Pas Aleksandar Kolarov, Nolito, Joe Hart dhe Pablo Zabaleta, Citizens do të vazhdojë me të tjera largime nga skuadra.

Pjesë e spastrimit pritet të jenë Kelechi Iheanacho, Eliaquim Mangala dhe Samir Nasri, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, transmeton SS.

Spanjolli u ka komunikuar lojtarëve të diskutojnë me agjentët e tyre për të gjetur sa më parë një sistemim tek një klub i ri.

Për Mangala ka shprehur interesim Juventusit dhe marrëveshja mund të ndodh.

Lajmet më të lexuara