Manchester City do të jetë mysafir e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” nesër mbrëma në ndeshjet e kthimit në kuadër të rrethit të 1/16 së finales në Ligën e Kampioënve.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 3-2 në të mirë të “Los Blancos”, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes së dytë trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka folur për mundësitë e kualifikimit të skuadrës së tij në rrethin tjetër.
“Probabiliteti që ta mposhtim Real Madridin është minimal, do të thosha 1%. Për sa kohë të jetë kjo mundësi, ne do ta shfrytëzojmë”, ka thënë ai.
Gjithashtu spanjolli shtoi se skuadra e tij është larg nga sezoni i kaluar.
“Por realiteti i ashpër është se ne jemi larg të qenit në maksimumin tonë këtë sezon”, potencoi strategu spanjoll.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Man Cityt luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...