Pep Guardiola ka folur me shpresën se së shpejti do të mbyllet huazimi i Kalvin Phillips te West Ham.
Klubi londinez e do me këmbëngulje mesfushorin anglez i cili nuk ia ka dalur të zë një vend te Man City, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se marrëveshja nuk është mbyllur plotësisht.
“Ende nuk është kryer. Ai ka udhëtuar dje për një testet mjekësore, por nuk është mbyllur plotësisht”, tha ai.
Tutje theksoi se një huazim se meriton minuta të luaj.
“Ai ndoshta do të jetë në huazim për gjashtë muaj dhe shpresoj se do të luajë minutat që meriton që unë nuk mund t’i jap”, shtoi tutje Guardiola.
Ndërsa ka thurur edhe lavde për Phillipsin.
“Është kjo që është. E kam thënë shumë herë, ai është një qenie njerëzore dhe një futbollist i jashtëzakonshëm, përndryshe nuk do të ishte në ekipin kombëtar. Shpresoj se ai mund të tregojë se çfarë është në të vërtetë”, ka thënë Guardiola.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...