Barcelona është përkrahur për dy objektivat e verës Neymar dhe Antoine Griezmann nga ish-trajneri Pep Guardiola.
Neymar ka qenë i informuar për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’ përpara sezonit të ardhshëm, vetëm dy vjet pasi u largua për një marrëveshje me rekord botëror me PSG-n.
Griezmann zbuloi muajin e kaluar se do të largohet nga Atletico Madrid, ndërkohë, me Barcelonën që është favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.
Dhe Guardiola, i cili kaloi katër vjet si trajner i Barcelonës para se të bashkohej me Bayern Munich dhe më pas të shkonte te Manchester City, mendon se të dy lojtarët do t’i përshtaten kampionëve të La Ligas.
“Gjithçka varet nga ideja që keni në mendje me drejtorin sportiv dhe trajnerin”, u tha gazetarëve Guardiola.
“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur në çdo ekip. Të dy ata janë shumë të mirë”.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë