Pavarësisht se Manchester City triumfoi ndaj Club Brugge dhe ia arriti ta kalojë fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, një duel i vështirë i pret menjëherë në rrethin e 1/16 së finales.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të ndeshet me Real Madridin ose Bayern Munichun në këtë rreth, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka do të merret vesh nesër me shortin i cili do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Para shorti, trajneri i Man City ka dhënë një deklaratë interesante lidhur me kundërshtarët potencial.
“Mund të përballemi me Real Madridin ose Bayern Munichun… njëri është mbreti i kompeticionit, e tjetri është ndoshta mbreri i dytë ose i tretë i kompeticionit”, tha Guardiola.
Kujtojmë se ishte pikërisht Real Madridi që e eliminoi Man Cityn në çerekfinalen e vitit të kaluar në një dramë të vërtetë./Arbresh.info
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...