Manchester City ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, duke theksuar përmirësimet e fundit në lojë.
“Ekipi ka fituar një ndjesi të ndryshme në dy ndeshjet e fundit, qetësi në mbrojtje dhe në sulm. Jam shumë i lumtur”, tha Guardiola për “TNT Sports”.
Trajneri spanjoll shtoi se kjo atmosferë pozitive është e rëndësishme para sfidës së radhës në Premier League.
“Do të shkojmë në ‘Emirates’ për t’u përballur me Arsenalin me këtë ndjesi”, ka theksuar Guardiola.
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe