Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shprehu besimin e tij te mbrojtësi Abdukodir Khusanov, pavarësisht se ai bëri një gabim që i dha golin kundërshtarit në debutimin e tij në Premier League kundër Chelseat, përpara se të shpëtohej nga shokët e skuadrës, të cilët u rikthyen për të fituar 3:1.
Mbrojtësi nga Uzbekistani,u transferua më herët gjatë javës nga skuadra franceze Lens, u duk i mbingarkuar herë pas here në stadiumin Etihad, dhe nervat e tij nuk u ndihmuan kur i dhuroi Chelsea-t avantazhin në minutën e tretë.
“Është e vështirë për të. Ai stërvitet vetëm një herë dhe më pas luan kundër (Nicolas) Jackson, Cole (Palmer), (Noni) Madueke dhe (Jadon) Sancho. Është një proces kur blen një lojtar kaq të ri. Ai do të mësojë”, deklaroi Guardiola.
Spanjolli ka përjetuar një periudhë të trazuar muajt e fundit, me humbjen e lojtarëve kyç për shkak të dëmtimeve.
“Ne kemi pasur vështirësi së fundmi, dhe ka qenë një sezon shumë i vështirë. Shumica e lojtarëve janë këtu prej tetë ose nëntë vitesh dhe nuk do të ndryshoj mendimin tim për dy muaj,” theksoi ai.
“Duhet të kuptojmë se nuk është e mjaftueshme ajo që po bëjmë – i kërkoj atyre të përmirësohen dhe ata e bënë këtë. Krijuam mjaft raste për të shënuar gola dhe në fund jam vërtet i kënaqur me fitoren,” shtoi ai./klankosova
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...