Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas fitores 2-0 të shtunën pasdite ndaj Manchester Unitedin në derbin e zhvilluar në Old Trafford.
City fitoi derbin e javës në Ligën Premier, pas një paraqitje thuajse të dominuar gjatë gjithë 90 minutave.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin Guardiola, i cili ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen, teksa e ka cilësuar si fitore me meritë.
“I jap shumë merita, admirimin dhe gjithë krenarinë time për këta lojtarë. Përkushtimi dhe fakti që luajtëm një lojë shumë të mirë nga fillimi deri në fund”, ka thënë fillimisht Guardiolas pas ndeshjes.
“Mënyra më e mirë për të heshtur Old Trafford është të kemi topin, ta kemi topin që ne e bëmë. Dhe ne luajtëm një lojë vërtet të mirë”.
“Këtu në Old Trafford kemi bërë një paraqitje të mirë shumë herë që kur kemi qenë bashkë – kemi fituar më shumë herë këtu sesa në Etihad Stadium”.
“Ishte një fitore e merituar dhe tre pikë të tjera”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...