Pas transferimit rekord për 222 milionë euro të Neymarit te Paris Saint Germaini, trajneri i Manchester Cityt beson që një ofertë tjetër që thyen rekord botëror mund të shtrohet për ikonën e Barcelonës.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson që është e mundur që klauzola e lëshimit e Lionel Messit prej 300 milionë euro mund të aktivizohet, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse klauzola e Messit mund të aktivizohet pas transferimit për 222 milionë euro të Neymarit te Paris Saint Germaini, Guardiola u përgjigj: “Nuk e di. Dikush mundet nëse ata kanë të hollat dhe dëshirojnë t’i shpenzojnë ato”
“Kjo mund të ndodhë”
Messi ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë të re e Barcelonën, por fituesit i pesëfishtë i Topit të Artë ende nuk ka vendosur zyrtarisht lapsin në letër./arbresh.info/
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...