Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka rikuperuar shumë nga ato që i mungonin sezonin e kaluar, kur mbetën pa asnjë trofe.
Trajneri spanjoll ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Ligës ndaj Huddersfield, duke thënë se është i kënaqur me shpirtin luftarak të skuadrës. “Jam krenar për këtë qëndresë. Pas fitores ndaj Manchester United, kemi filluar të rikuperojmë shumë elemente që e kanë përshkruar Cityn për vite me radhë”, ka thënë ai.
City aktualisht gjendet në vendin e nëntë në Premier League, tetë pikë larg Liverpool që kryeson tabelën.
Guardiola ka shtuar se skuadra e tij ende ka hapësirë për t’u përmirësuar, por ka theksuar se ajo që e gëzon më shumë është forca kolektive dhe mentaliteti i lojtarëve.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...