Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me organizatorët e kampit që të aranzhojë pjesëmarrjen e basketbollistëve të kombëtares U20 të Kosovës në këtë showcase për ditën e shtunë, 22 prill.
NCAA showcase është kamp që u mundëson basketbollistëve të rinj nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, që përgjatë dy ditëve këtë fundjavë të tregohen para skautëve dhe trajnerëve të kolegjeve të NCAA, por edhe skautëve dhe trajnerëve të ekipeve nga Turqia dhe Evropa dhe të kenë mundësi për të marrë bursa për shkollim dhe në fakultetet amerikane ose mundësi tjera për avancim basketbollistik në vendet tjera.
FBK nëpërmjet përkrahjes së këtij kampi edhe një herë konfirmon përkushtimin e vet për përkrahjen e kategorive të reja dhe dhënien e mundësive për të gjithë lojtarët e rinj që në vazhdimësi të përsosen në planin sportiv dhe akademik.
Lista e basketbollistëve
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...