Thiago Silva u transferua të Chelsea verën e kaluar me një pedigre të madhe.
Braziliani ka qenë një prej mbrojtësve më të mirë në botë përgjatë karrierës së tij, duke shkëlqyer te klube si Milani dhe Paris Saint-Germaini.
Mirëpo, kishte shqetësime se Silvas, 36-vjeçar, tashmë i kishte kaluar koha.
Ai arriti t’u përgjigjet kritikëve me disa paraqitje brilante për klubin nga Londra.
Silva u përshtat mirë në Premier League dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e Frank Lampardit.
Derisa braziliani po impresionon në fushë, gruaja e tij, Isabella ka rrëmbyer kryetitujt jashtë saj.
Isabelle ka nxitur shumë reagime me komentet e saj në rrjetet sociale së fundmi.
Andy Robertson postoi një video në ‘Tiktok’ ku shihet ai duke e rrëzuar Jorginhon me një lëvizje të mirë kur Liverpooli u ndesh me Chelsean më herët këtë sezon.
Por Isabelle nuk mundi ta linte me aq. Ajo i doli në mbrojtje italianit, duke shkruar: ”Chilwell është më i mirë se ti shoku, ti u mposhte nga Southamptoni”.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...