Griezmann thotë se e refuzoi Barcelonën vitin e kaluar sepse nuk ndihej gati.
Antoine Griezmann ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi 28-vjeçar tashmë është prezantuar në “Camp Nou”. Zyrtarisht, francezi do ta veshë fanellën me numrin 17 sezonin 2019/20.
Griezmann, i cili erdhi në Barcelonë me shumë polemika, pasi i refuzoi në vitin 2018, nuk ka mundur t’iu ikë gazetarëve lidhur me këtë.
“Pse e refuzove Barcelonën? Duhej të lëvizja familjen, fëmijën e kisha në shkollë, gruaja ime ndihej mirë atje (Madrid)… nuk ndihesha gati për të lëvizur. Më mungonte për të bërë diçka më shumë te Atletico dhe tani ndihem ndryshe”, tha Griezmann.
“Nuk është e lehtë të lësh shtëpinë pas disa vitesh, kam respektin më të madh për Atleticon”.
“Do të tentoj të fitoj vendim tim, të jem në 11-she dhe të fitoj Ligën, Kupën e Champions Leaguen”, tha Griezmann.
“Pozicioni? Mund të luaj në të majtë, në të djathtë, në qendër të sulmit, kudo që trajneri ka nevojë”.
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë