Nata e mbrëmshme nuk kaloi mirë për portierin e Paris Saint-Germain Alexandre Letellier.
Gardiani i francezëve ishte viktimë i një grupi prej katër grabitësve që iu futën në shtëpi në orën dy të mëngjesit së të martës, shkruan Arbresh.info.
Letellier dhe bashkëshortja e tij u zgjuan për shkak të alarmit dhe e kuptuan se në kopshtin e shtëpisë së tyre kishte njerëz të huaj.
Ata telefonuan policinë, por grabitësit ishin futur në shtëpi dhe nisën të kërcënonin çiftin së bashku me dy fëmijët e vegjël, njëri dy e tjetri gjashtë vjec
Ata kërkuan të gjitha paratë dhe aksesorët që çifti kishte në shtëpi, ndërsa goditën me shuplakë bashkëshorten e portierit Letellier.
Për fat policia ndërhyri shpejt dhe ia doli që të arrestonte në moment tre nga katër kriminelët dhe vetëm pas disa orësh ndaloi edhe personin e katërt që ishte së bashku me tre të tjerët.
Kujtojmë se para disa kohësh edhe poriteri tjetër i PSG-së, Donnarumma përjetoi një situatë të ngjashme me grabitësit që u futën në shtëpinë e italianit dhe kërcënuan atë dhe të fejuarën e tij./Arbresh.info/

Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...