Veterani i futbollit, suedezi Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit në fushë dhe goli i tij i radhës për Milanin do t’i sjellë atij një rekord të ri.
41-vjeçari Ibrahimovic është jashtë fushës pas një operacioni të rëndë në gju që e bëri në maj të vitit të kaluar.
Pavarësisht mungesës së gjatë, Zlatan pohon se nuk e ka ndërmend ta mbyllë karrierën dhe se po punon shumë për t’u rikuperuar.
Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Serie A i ka ndjekur nga stoli, por rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti.

Gazzetta dello Sport shkruan se me golin e radhës, Ibra do të thyejë rekordin e nivelit më të lartë të futbollit italian, pasi do të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e ligës.
Sulmuesi suedez tashmë është në vendin e tretë në listë, sepse ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë.
Rekordi aktual është ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, i cili shënoi kur ishte 41 vjeç e 25 ditë.
Zlatan është 41 vjeç e 147 ditë, që do të thotë se pas golit të radhës do të bëhet rekordmen i ri, pra golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A. /Telegrafi

Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...