Philippe Coutinho ka hapur llogarinë e tij te Barcelona me një supergol.
Mesfushori brazilian, i cili u transferua nga Camp Nou nga Liverpooli për 160 milionë euro në merkaton e muajit janar, ka gjetur përfundimisht portën në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Coutinho hapi llogarinë e tij te gjiganti katalunas me një supergol nga distanca mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Goli nga anësori 25-vjeçar erdhi në minutën e 67 të ndeshjes si nikoqir të Barcelonës kundër Gironas.
Skuadra e Ernesto Valverdes është duke udhëhequr me rezultat të thellë 5 me 1 ndaj skuadrës së trajnerit Pablo Machin./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...