Marco Serra është njeriu që ka pushtuar ballinat e mediave italiane, por jo në aspektin e mirë.
Gjyqtari mbrëmë (e hënë) bëri gabime trashanike në ndeshjen mes Milanit dhe Spezias.
Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Serra ka shpërthyer në lot dhe ishte i otrinditur për gabimet që kishte bërë në atë takim.
Arbitri anuloi një gol të vonshëm të Junior Messias, duke i dhënë një goditje dënimi Milanit pa luajtur avantazhin. Zyrtari i ndeshjes bëri vërshëllimën e fundit përpara se Messias të godiste topin, duke e dërguar atë në rrjetë.
39-vjeçari u kërkoi falje lojtarëve të Milanit në fushë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, shefat e shoqatës së arbitrave (AIA) kanë bërë të njëjtën gjë me kuqezinjtë, por suspendimi i tij pritet të ndodhë.
Për të lehtësuar situatën e tij, Zlatan Ibrahimovic kishte shkuar në zhveshtoren e gjyqtarëve, duke e ngushëlluar atë dhe duke i thënë se gabime të tilla mund të ndodhin.
#Serra in lacrime e sotto choc. E #Ibrahimovic va a consolarlo negli spogliatoi https://t.co/de453LBjrw pic.twitter.com/elUNwdN5nJ
— calciomercato.com (@cmdotcom) January 18, 2022
Mirëpo, Federata e Gjyqtarëve në Itali do ta pezullojë për një kohë të gjatë Serran, pasi ishte ndikim direkt në rezultat, që në fund doli të ishte 2-1 për Spezian. /Telegrafi/
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...