Shqipëria dhe Serbia përballen në një duel të fortë në “Arenën Kombëtare”, të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:45.
Padyshim se rëndësia e kësaj ndeshje është shumë e madhe dhe edhe drejtësia pritet të ndahet nga gjyqtarë me përvojë, shkruan Arbresh.info.
Arbitër kryesor do të jetë italiani Davide Massa, ndërsa Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e tij.
Gjyqtar i katërt është përcaktuar Fabio Maresca, teksa Aleandro Di Paolo do të jetë arbitër i VAR.
Kjo është ndeshja e tretë për Shqipërinë, pas humbjes nga Anglia dhe fitores me Andorrën. Ndërkohë për Serbinë është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Botëror./Arbresh.info

MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan