Gjyqtarëve kosovar po vazhdon t’iu besohet nga UEFA ndarja e drejtësisë nëpër kompeticione të mëdha.
Genc Nuza është deleguar nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë për të referuar ndeshjen e UEFA Conference League mes Djugarden të Suedisë dhe Viktoria Guimaraes SC të Portugalisë, shkruan Arbresh.info.
Nuza do të jetë kryesor teksa do të asistohet nga dyshja Edmond Zeqiri e Granit Hyseni.
Derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti, gjithashtu asistent në VAR do të jetë edhe Dardan Çaka.
Kjo ndeshje luhet ditën e enjte me fillim nga ora 18:45 në “Stockholm Arena”./Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?