SC Gjilani ka arritur të shënoj fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Prishtinën në xhiron e tretë me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi mirë për vendasit ku realizuan pas katër minutash lojë me Edi Basan, shkruan Arbresh.info.
Vetëm shtatë minuta më vonë Senad Jarovic dyfishoi epërsinë e vendasve.
Gjilani rrezikoi edhe katër minuta para fundit të pjesës së parë me Prapashticën, por goditja e tij shkoi jashtë.
Në pjesën e dytë, Prishtina u tregua më kërkuese ku ishte në ndjekje të rezultatit. Në minutën e 66-të, kryeqytetasit hapën lojën me golin e Blend Baftiut.
Mirëpo kaq ishte nga ta pasi Gjilani shënoi edhe golin e tretë në takim për ta vulosur fitoren e parë këtë edicion. Armend Thaqi realizoi gol të bukur nga gjuajta e lirë për 3-1.
Prishtina u njoftua me disfatën e parë këtë sezon pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para./Arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...