
Lille's Edon Zhegrova celebrates after his team score the opening goal during the Champions League opening phase soccer match between Lille and Juventus at the Stade Pierre Mauroy in Villeneuve-d'Ascq, outside Lille, France, Tuesday, Nov. 5, 2024. (AP Photo/Christophe Ena)
Derisa merkato po vazhdon të jetë e hapur, dhe lëvizje të mëdha janë duke u bërë, e ardhmja e top yllit kosovar, Edon Zhegrova mbetet e paqartë.
Anësori dardan, tash e disa kohë e ka konfirmuar se do të largohet nga Lille, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Zhegrova tashmë ka hapur bisedimet me gjigantin fracnez Olympique Marseille.
Klubi francez është në kërkim të një anësori të ri dhe e sheh yllin e Kosovës si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit.
Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar, dhe megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, kontaktet janë konkrete dhe serioze.
Zhegrova iu bashkua Lillet në janar të vitit 2022 nga Baseli dhe u shndërrua në një prej lojtarëve më të dalluar në skuadër, sidomos vitin e fundit.
Mirëpo një lëndim bëri që Zhegrovës t’ia ndal hovin. Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se si do jetë rrjedha e këtij transferimi./Arbresh.info
🚨⚪️🔵 EXCL: Olympique Marseille open talks to sign Edon Zhegrova from Lille as new winger.
Discussions ongoing on deal conditions, nothing done yet but concrete talks take place with OM. pic.twitter.com/WXaavYBFwL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2025
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...