Gjiganti anglez nis bisedimet me Realin për huazimin e Hazardit
Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet me Real Madridin për huazimin e Eden Hazardit.
Përfaqësuesit e të dy klubeve thuhet se janë takuar gjatë kësaj jave për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Sipas “FootMercato”, klubi nga Londra po e kërkon belgun në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, por në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.
Megjithatë, Hazard thuhet se aktualisht nuk po mendon një lëvizje te “Topçinjtë”, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për karrierën e tij te Real Madridi.
31-vjeçari besohet se heziton të ndërrojë klub dhe është i bindur se ai mund të kthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.
Ditë më parë u raportua se edhe klubi i Real Madridit preferon huazimin e Hazardit, i cili po përballet me lëndime të shpeshta që nga transferimi i tij në “Santiago Bernabeu”.
Eden Hazard ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024./Gazeta Express/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...