Ka përfunduar pjesa e parë mes Feyenoordit dhe Dritës në Rotterdam.
Nënkampionët e Kosovës po shkruajnë historinë, pasi janë duke fituar 2-1 pas 45-minutave të parë, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja e kthimit në Conference League ka qenë spektakolare deri më tani, ku djelmoshat e Ardian Nuhiut e përmbysën rezultatin, përkundër golit të pranuar në fillim të takimit.
Ishte Guus Til ai që kaloi gjigantin holandez në epërsi, qysh në minutën e shtatë.
Por, kaltërbardhët nuk u treguan inferiorë, duke u rikthyer brenda vetëm pesë minutave me dy gola të shpejtë.
Marko Simonovski barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 12-të.
E për ta shkaktuar befasinë e madhe u përkujdes Astrit Fazliu, duke e përmbysur rezultatin në minutën e 16-të.
Fazliu kishte edhe dy raste shumë të mira shënimi të cilat nuk i konkretizoi.
Mbeten vetëm edhe 45-minuta për tu shkruar historia nga gjilanasit./Gazeta Olle/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...