Barcelona ka shkuar në epërsi me rezultat 4-2 në pjesën e parë në ndeshje ndaj Real Madridit e vlefshme për xhiron e 35-të në La Liga.
Ndeshja nisi mirë për mysafirët që realizuan dy gola me Mbappen në minutën e pestë dhe të 14-tën, shkruan Arbresh.info.
Kurse pesë minuta më vonë filloi rikthimi i madh i Barcelonës.
Eric Garcia fillimisht ngushtoi eprësinë. Kurse Lamine Yamal, barazoi në minutën e 32-të.
Dy minuta më vonë Raphinha shënoi golin e tretë që e coi në epërsi Barcelonën.
Ndërsa braziliani shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij në minutën e 45-të.
Kylian Mbappe shënoi një tjetër gol në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë, mirëpo pozicioni i tij ishte i parregullt dhe goli u anulua./Arbresh.info
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita