Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është paraqitur sonte në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore që Kosova do ta zhvillojë nesër në udhëtim te Zvicra.
Giresse tha se kanë marrë të gjitha masat për ndeshjen e nesërme, teksa Zvicrën e vlerësoi si një prej pesë ekipeve më të mira në botë.
“Kemi marrë të gjitha masat për ndeshjen me Zvicrën, pasi e dimë që është një prej pesë ekipeve më të mira në botë. Nuk kemi përzgjedhur ende asgjë rreth formacionit, mund të luajnë të gjithë futbollistët e ftuar”, tha tekniku francez.
“Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë ndeshje emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kemi telashe në aspektin emocional”, shtoi selektori i “Dardanëve”.
Ndryshe, miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, me fillim ora 18:00.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...