Ylli i AC Milan, Gianluigi Donnarumma është i gatshëm për të rinovuar kontratë me gjigantin në Serie A.
Sipas një raporti nga ‘Corriere dello Sport’, sensacionit 18-vjeçar i është ofruar një marrëveshje e re që i siguron atij 4 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur italiane pretendon gjithashtu që Donnarumma ka vendosur përfundimisht për të vendosur lapsin në marrëveshjen e re me gjigantin italian që ka qenë shumë i zënë me negociata për transferime këtë verë.
AC Milan tashmë ka finalizuar nënshkrimin me Franck Kessie, Ricardo Rodriguez dhe Mateo Musacchio dhe sipas raporteve të ndryshme një ofertë është vendosur gjithashtu për yllin e Lazios, Lucas Biglia.
Mbetet të shihet nëse AC Milan do t’i përfshijë një klauzolë të lëshimit lojtarit në marrëveshjen e re derisa njoftimi zyrtar për rinovimin e kontratës me Donnarumman pritet të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme./arbresh.info

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...