Luiza Gega nuk e vuri në diskutim famën, si atletja “numër 1” e Evropës në disiplinën e saj të preferuar, duke fituar dy medalje të arta në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura.
Turneu u mbajt në Stamboll, dhe kampionia në fuqi e Evropës, triumfoi në 1500 metra dhe në 3 000 metra.
“Veterania” 34-vjeçare nuk i vuri aspak në diskutim fitoret e saj, ndërsa në këtë Ballkaniadë mori pjesë vetëm për të shtuar numrin e medaljeve, për të marrë më shumë përfitime financiare, dhe për të testuar veten në prag të sezonit veror që do të jetë shumë I rëndësishëm.
Në të dyja garat, taktika e Gegës ishte për të sulmuar në xhirot e fundit, diçka që dha rezultat sidomos në 3 000 metra.
Edhe pse ishin 3-4 atlete pretendente deri dy xhiro para mbërritjes, atletja e kombëtares shqiptare bëri një shkëputje spektakolare duke e lënë vendin e dytë shumë sekonda prapa. Tashmë, Gega do të synojë të përgatitet për konkurrimet e verës.
Në qershor do të jetë kampionati europian, ku ajo do të mbrojë titullin kontinental në 3000 metra me pengesa, dhe në korrik e gusht mbahen Lojrat Olimpike në Paris, ku Luiza synon të jetë në 5 të parat po në 3 000 metra me pengesa. /abcnews.al
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit