Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”.
Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj u renditen vetëm afrikanet.
Koha e Gegës ishte e shtata më e shpejtë, ndërsa vlen të theksohet fakti se Luiza Gega ishte e para nga atletet europiane.
Norma e Botëtorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.
Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih duke u shpallur Kampione e Europës./ Super Sport
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...