Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që nuk humbi kundër Interit pas barazimit 0 me 0 në derbin e sotëm (e mërkurë).
Trajneri i “Rossonerëve” theksoi se është i kënaqur me sigurimin e një pike kundër “Nerazzurrëve”, por shton që Milani do të vazhdoj luftën për të siguruar një pozitë në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ishim me fat sot, ne mund të jemi të lumtur me një pikë”, u ka thënë Gattuso gazetarëve. “Interi luajti mirë, ne bëmë një hap prapa”

“Më pëlqeu personaliteti i skuadrës, pavarësisht mungesës së kualitetit. Interi nuk ka humbur asnjëherë kundër top skuadrave, ky është një rezultat i rëndësishëm për ne”
“Disa nga lojtarët tanë kryesor ishin mund të jenë pak të lodhur në këtë fazë të sezonit, ne ishim më mungesë të kualitetit në kundërsulm. Ne menduam më shumë për tu mbrojtur”
Milani aktualisht gjendet në pozitë e gjashtë në tabelë me 51 pikë, tetë larg nga Interi në pozitën e katërt që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë